Ernest Muçi po gjen veten te Trabzonspor, teksa në 20 ndeshje, ka realizuar 10 gola. Paraqitjet e tij janë pasqyruar edhe në rritjen e vlerës si lojtar, teksa nga 9 milionë euro, tashmë Muçi vlen 11 milionë euro. Shifrat flasin qartë, me Muçin që lë mbrapa Mirlind Dakun dhe Armando Brojën me 10 milionë euro.
24-vjeçari kuqezi shpreson se do të grumbullohet nga trajneri i kombëtares, Sylvinho, për ndeshjen e 26 marsit ndaj Polonisë, takim ky i vlefshëm për gjysmëfinales së Play Off të Botërorit.
