Ernest Muçi më në fund ka mundur të lërë gjurmë me Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi ka realizuar dy gola, në fitoren e kampionatit ndaj Basaksehir.

Ai u aktivizua në minutën e 63-të dhe menjëherë u shndërrua në protagonist. Muçi gjeti golin e parë, në minutën e 77-të.

24 vjeçari kompletoi dopietën personale, në fundin e sfidës. Për të këta janë dy golat e parë me fanellën e Trabzonspor.

Muçi nuk u grumbullua në nëntor, për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb