Ernest Muçi po përshtatet mjaft mirë te Trabzonspor, teksa ka shënuar 8 gola me këtë skuadër. Në një intervistë për Trabzonspor Magazine, sulmuesi kuqezi ka treguar sekretin e formës së tij.
“Ndiej qartë mbështetjen e trajnerit tonë Fatih dhe kjo më jep shumë besim. Falënderoj si trajnerin ashtu edhe klubin që më besuan, më zgjodhën dhe më mbështetën. Ky besim reflektohet drejtpërdrejt në fushë.
Jo çdo trajner u jep lojtarëve të tij këtë liri. Por trajneri ynë krijon hapësirë veçanërisht për lojtarët sulmues që të përdorin kreativitetin e tyre. Kjo e bën lojtarin të ndihet shumë më mirë si psikologjikisht ashtu edhe në aspektin futbollistik. Bëhesh më i guximshëm dhe më produktiv në fushë”.
