Gjykata caktoi sot masën ‘arrest me burg’ ndaj Martina Pajollarit, cila u akuzua se ka qenë e implikuar në vrasjen e të riut Martin Çeços, me të cilin thuhet se ka pasur lidhje.

Avokati i kushërinjve Mollaj, Nevzat Tarelli ka dhënë një deklaratë lidhur me seancën e sotme.

“Duke pasur një informacion që vajza mund të largohej (Martina Pajollari ), pala ka kërkuar sigurimin e provës”, ka thënë ai.

Sipas deklarimit të avokatit ditën e sotme vajza është deklaruar para gjykatës dhe nuk dihet qartësisht nëse arrestimi i saj është kryer për shkak të kërkesës sigurim prove apo nëse prokuroria ka siguruar fakte të tjera të cilat e implikojnë vajzën me rol aktiv në krim.

Avokati ka hedhur hije dyshimin në influencimin e deklarimeve të të pandehurve Angjo dhe Pajollari pasi sipas tij deklarata është ndryshuar 2 herë dhe në të dyja herët të pandehurit kanë deklaruar njësoj.

“Dëshmia e parë dhe e dytë e vajzës kanë ndryshime thelbësore më bëjnë të mendoj që ajo mund të fshehë diçka ose është influencuar nga të tjerët.”, ka thënë ai.

Ndërkohë sipas burimeve gjatë seancës Martina Pajollari ka hedhur poshtë të gjitha deklarimet e mëparshme duke thënë se janë të pavërteta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb