Mesfushori me tipare sulmuese, Anis Mehmeti po luan sezonin e dytë te Bristol City. Në 32 ndeshje në Championship, futbollisti shqiptar ka realizuar 3 gola dhe ka  dhuruar 1 asist.

Mehmeti pëlqehet shumë nga trajneri Liam Manningm, me teknikun anglez që i ka dhënë mjaft minuta. Klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e ka futur lojtarin si një alternativë për futbollistin më të mirë të muajit mars.

Mehmeti po vëzhgohet nga trajneri Sylvinho dhe ekzsiton mundësia që 23-vjeçari të jetë mes të grumbulluarve për Europianin e verës, në një premierë ku Shqipëria synon që të tregojë një fytyrë pozitive. Ai ka veshur edhe më parë fanellën e Kombëtares, por nuk ishte pjesë e grupit për miqësoret e marsit ndaj Kilit dhe Suedisë.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: