Një deklaratë ka ardhur nga shefi i inteligjencës mbrojtëse të Ukrainës, Kyrylo Budanov i cili ka deklaruar se është “pak a shumë e konfirmuar” se Alexei Navalny vdiq nga shkaqe natyrore, nga një mpiksje gjaku.

Ky shkak i vdekjes është raportuar më parë nga mediat e kontrolluara nga shteti rus.

“Mund t’ju zhgënjej, por ajo që dimë është se ai me të vërtetë vdiq nga një mpiksje gjaku. Dhe kjo është pak a shumë e konfirmuar. Kjo nuk është marrë nga interneti, por, për fat të keq, një vdekje natyrale” tha ai, sipas transmetuesit ukrainas Hromadske.

Shumë kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e liderit të opozitës në një koloni penale të Arktikut, me thirrjet në rritje për një hetim të pavarur.

Gjatë një konference për shtyp më herët sot, Volodymyr Zelensky vazhdoi të shprehë të njëjtën ndjenjë, duke thënë se Navalny ishte “vrarë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb