Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar një muaj paraburgim për të miturin, e akuzuar për kontrabandim të migrantëve.

Sipas njoftimit të gjykatës, i mituri më 21 tetori kishte organizuar kalimin e jashtëligjshëm të pesë personave me shtetësi kineze nëpërmjet kufirit të Kosovës me Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, komunikata e gjykatës ka sqaruar se i mituri fillimisht i kishte kaluar shtetasit kinezë drejt Serbisë dhe nga ata kishte marrë 20 euro për secilin prej tyre.

Më pas, ai i kishte siguruar një automjet me të cilin emigrantët do të transportoheshin.

Por në kufirin maqedonas, policia kufitare i ka ndaluar dhe më tej i ka shoqëruar drejt komisariatit të Kaçanik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb