Champions vjen sot në mbrëmje me një super sfidë, maksimumi që mund të ofronte në këtë fazë gjysmëfinale. Bayern Munich-Real Madrid nuk është një takim normale, por një përballje epike mes dy prej klubeve më të mëdha në Evropë, mjafton t’i referohemi një detaji, plot 20 trofe në fushë(6 Bayern Munich, 14 Real Madrid). Bayern Munich ka dalë prej kohësh nga çdo objektiv sezonal, por djemtë e Tuchel po kalojnë një moment të mirë, mes Champions dhe Bundesligë kanë fituar katër ndeshjet e fundit.

Tuchel shqetësohet për gjendjen e disa lojtarëve si De Ligt, Upamecano dhe Musiala, por më shumë mundësi fantazisti do të zbres titullar për të formuar së bashku me Sane, Guerreiro dhe Harry Kane fazën ofensive. Kane do të jetë i vëzhguari special i kësaj mbrëmje, “bomberi” anglez thërritet në apel për të dhuruar një tjetër paraqitje të madhe, Kane duhet të thyej një tabu, pasi Champions League është mundësia e fundit për të këtë sezon për të fituar më në fund një trofe. Dyshja e qendrës së mbrojtjes pritet të formohet nga Kim dhe Dier, ndërsa Kimmich dhe Mazraoui do të vendosen në krah. Dyshja e mesfushës do të formohet nga Goretzka dhe Pavlovic, ndërsa në portë kapiteni Neuer.

Real Madrid është ende në garë për titullin në La Liga, por është një formalitet për djemtë e Ancelottit, për këtë arsye janë të përqendruar totalisht te sfida me Bayern Munich. Ancelotti duhet të bëjë llogaritë me një mungesë të rëndësishme si Carvajal, i pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa një tjetër mungesë e madhe është ajo e Alaba, i dëmtuar. Tchouameni do të marrë vendin e tij në qendër të mbrojtjes së bashku me Rudiger. Lucas dhe Mendy do të plotësojnë pjesën tjetër të prapavijës. Kroos, Valverde, Camavinga dhe Bellingham, do të formojnë mesfushën, ndërsa dyshja e sulmit është e paprekshme, Vinicous Jr-Rodrygo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb