Davide Frattesi nuk u aktivizua asnjë minutë në humbjen 5-0 të Interit ndaj PSG në finalen e Champions. Menjëherë pas vërshëllimës finale të arbitrit, nuk kanë munguar përplasjet brenda klubit zikaltër.

Sipas GDS, Frattesi i ka kërkuar llogari trajnerit Inzaghi. Një situatë tensioni, që shton akoma më shumë kaosin pas finales te ekipi italian.

Kujtojmë që mesfushori Frattesi ishte protagonist ndaj Barcelonës në gjysmëfinale, duke shënuar gol.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb