Siç raporton SPORT, Marc-André ter Stegen ka vendosur të bëjë një operacion për t’i dhënë fund problemeve me shpinën. Portieri i Barcelonës zgjidhi të bëjë ndëhyerje, e cila do kryhet në ditët në vijim.

Ter Stegen do të mungojë për dy deri në tre muaj dhe është në dyshime serioze për fazën e 1/16 të Champions League. Objektivi i klubit është që Ter Stegen të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë me eliminim direkt të kompeticionit më të rëndësishëm evropian të planifikuar për në shkurt.

“Gardiani” do të humbasë Superkupën e Spanjës, disa ndeshje të kampionatit dhe play off-et e Copa del Rey. Megjithatë, siç mësojmë nga gazeta spanjolle, porta do i besohet Iñaki Peña.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb