Një situatë shqetësuese është ngritur nga një banor i fshatit Kodër Lumë në Kukës.

Nëpërmjet një denoncimi në BalkanWeb, ai tregon se rruga e fshatit është lënë në një gjendje të mjerueshme, ndonëse ndodhet 3 minuta larg qytetit. Por mungesa e investimit dhe e vëmendjes nga shtetit ka bërë që rruga të bëhet e pakalueshme. Ndonëse banorët e zonës janë ankuar disa herë, por shqetësimet e tyre nuk janë marrë në konsideratë.

Situata bëhet e vështirë edhe për shkak se prindërit hasin vështirësi edhe për fëmijët që shkojnë në shkollë, pasi rruga bëhet e pakalueshme edhe për makinat. Në këtë zonë ndodhet edhe pika e bllokimit, por që thjesht vendosen aty dhe tregohet asnjë kujdes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: