Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar kronikën e bërë nga gazetari i News24, Erion Skëndaj për spitalin e Elbasanit ku janë transferuar të sëmurët kroninë nga ‘Shefqet Ndroqi’ i cili është kthyer në COVID-2.

Rezulton se në këtë spital nuk ka kushte për të trajtuar të sëmurët kronikë, dhe Vasili me anë të kësaj kronike i bën apel kryeministrit të shohë makabritetin dhe të turpërohet pasi po shkel me këmbë shëndetin e të tjerëve.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI
Shikoje kryeminister shikoje kete VIDEO Kronike, hapi syte perpara makabritetit!

Sigurisht nuk pres te skuqesh sepse skuqen vetem ata qe kane cipe.

Mendo tani kryeminister kercenimin,pergenjeshtrimin dhe mashtrimin e radhes.

Por faktet jane aty sa nje mal.

Turperohu kryeminister, turperohu se eshte jeta dhe shendeti i njerezve, qe ti dhe mashtruesit e tu, pacipesisht hipokrite, po e shkelni me kembe.

Shiheni kete VIDEO Kronike nga Spitali i Elbasanit realizuar nga gazetari misionar Erion Skendaj.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb