Shqipëria publikoi listën për dy ndeshjet e radhës kualifikueseve të Botërorit, atë ndaj Serbisë dhe Letonisë. Trajneri Sylvinho preferoi që mes të grumbulluarve mos të kishte shumë surpriza, duke i besuar kështu lojtarëve bazë.

“Mungesa në listë e emrave të rinj –Julian Shehu është i ri, është hera e dytë në listë. Dajsinani është hera e parë. Aljii është kthyer, Pajaziti është hera e tretë mos gabohem. Unë një vit e gjysmë më parë, edhe ne harrojmë ndonjëherë për punën që bëjmë, kam kërkuar të printonim listën e parë që kemi bërë, ka shumë ndryshime. Janë 10 persona që punojnë ditën, pasdite, natën, pas lojtarëve që mund të përmirësojmë ekipin.

Këtë po bëjmë, fusha flet, duhet të zgjedh 11. Jemi të kënaqur me lojtarët që janë te ne, që po përmirësohen. Po përmirësojnë ekipin, sjellin gjëra të rëndësishme, është e vërtetë që ka limite, nuk mund të bësh shumë ndryshime në çdo grumbullim. Edhe të tjerët, edhe Anglia, jemi të kënaqur nga këta 27 dhe pres shumë nga të gjithë ata. Dhe nëse ka ndonjë tjetër, ne jemi në ndjekje për ta parë, por jam krenar për lojtarët në këtë moment”,- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb