Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastili e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24 ka sqaruar situatën me vonesën e dozave të dyta të vaksinës kineze në Shqipëri.

Manastirliu thotë se bazuar edhe tek ekspertët nuk ka asnjë problem nëse doza e dytë e vaksinës kineze bëhet në disa ditë avancë.

Ajo thotë se qytetarët që kanë bërë dozën e parë të kësaj vaksine, do të bëjnë edhe të dytën me po të njëjtën vaksinë.

Manastirliu siguron se qeveria shqiptare po punon që të marrë nga Sinovac edhe 500 mijë doza të tjera.

PYETJA: Cfarë ka ndodhur me dozën e dytë të vaksinës kineze?

OGERTA MANASTIRLIU: Është operuar që një pjesë e madhe të Sinovac janë përdorur në tërësi dhe me një shpejtësi të madhe për vijimin e fushatës së vaksinimit, duke superuar përqëindjen e dozave të dyta.

Nuk ka një problem shqetësues nëse doza e dytë bëhet në disa ditë në avancë. Ne qeveria shqiptare ka vijuar punën e saj për të bër të mundur që të vijnë 500 mijë doza të tjera të Sinovac dhe për të vijuar më tej me rivaksinimet me dozat e dyta, pasi një pjesë e madhe e kanë bërë dozën e dytë.

Për të vijuar dhe me vaksinimin. Kjo është vaksinë e njëjtë si doza e parë. Vijon doza e dytë me të njëjtën vaksinë. Ndërkohë vijojmë me Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik-V.

Akti normativ është akt që përcakton thjesht paketimin e vaksinës, por vaksina është e njëjtë. Formula dhe vaksina e cila vjen dhe ka ardhur dhe është administruar në popullatë është e njëjta, por paketimi është i ndryshëm. Duhet në akt që kjo vaksinë të regjistrohet dhe të merrte autorizimin në Shqipëri.

Fakti që Shqipëria ka arritur që në kohë të shkurtër, brenda as dy muaj e pak të arrijë të vaksinojë mbi 700 mijë qytetarë dhe përfshirë këtu edhe ata të cilët kanë bërë dozat e dyta, tregon vullnetin e qeverisë shqiptare për të bërë proces të shpejtë për të shpëtuar jetë. S’ka lidhje me fushatën elektorale, shëndeti qëndron në majën e piramidës së vlerave.

Rama, qeveria shqiptare është përpjekur që në momentet kur vendet e rajonik nuk aksesonin dot në vaksinë, ne morëm vaksina dhe filluam procesin. Ne kemi një kontratë të nënshkruar për 500 mijë doza të tjera, janë 2 milion e 800 mijë doza të nënshkruara, qoftë me distributorët e autorizuar, COVAX, marrëveshjen me Pfizer. Vullneti i qeverisë për të bërë hapa dhe vaksinuar sa më shumë qytetarë për të mbrojtur jetët e tyre. Për të qenë gati e për të vaksinuar popullatën.

Sa i përket Pfizer, ka udhëzim të ISHP kujt duhet ti administrohet kjo vaksinë. Ka më shumë studime tek popullatat me sëmundje të caktuara. Është testuar shumë më herët. Ne po vijojmë, mjeku i familjes është ai që po vendos se cila vaksinë bëhet për pjesë të caktuara të të sëmurëve kronikë. Përgjatë gjithë javëve që shkuan do të vijojmë të kemi çdo të hënë. Presim për AstraZenecën rreth 40 mijë doza të reja këtë maj. Shfaqja e efekteve anësore është e përshkruar në çdo vaksinë. Jo në Shqipëri, por në vende të botës ka pasur disa vendimmarrje që janë hedhur poshtë nga EMA ku është thënë që vaksina, problematikat që kanë ndodhur në vende të ndryshme s’kanë pasur lidhje shkak-pasojë me AstraZenecan, vaksina ështëe sigurt dhe efektive.

Ka patur shumë minimale hezitime dhe vijon vaksinimi i popullatës dhe me këtë vaksinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb