Holanda humbet Koopmeiners përpara miqësores kundër Gjermanisë në Frankfurt. Mesfushori i Atalantas ka pësuar një problem fizik në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Skocisë dhe nuk do jetë gati për takimin ndaj “Panzerave”.

“Koopmeiners nuk do të shkojë në Frankfurt me ekipin. Mesfushori ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Skocisë dhe nuk do rikuperohet dot në kohë për ndeshjen ndaj Gjermanisë. I urojmë rikthim të shpejtë në fushë” – Shkruan Federata holandeze.

Koopmeiners, futbollisti i lindur në Castricum ka luajtur deri më tani 21 ndeshje me përfaqësuesen, ku ka realizuar 2 gola. Më parë, ai ka luajtur për ekipet zinxhirë si U18, U19, apo U29.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: