Mesfushori Amir Abrashi sot ka qenë një ‘gladiator’ në fushë duke dhënë gjithçka si lojtar sa në mesfushë, mbrojtje e ofensivë, por ai do të mungojë ndaj Bjellorusisë.

30-vjeçari pas ndeshjes rrëfen se e dinte që sot duhet të jepte gjithçka për fitore, teksa nuk e dinte se e kishtë kartonin e dytë të verdhë dhe do të mungojë ndaj Bjellorusisë.

Sa për mungesën, ai garanton se ka plot lojtarë që mund ta zëvendësojnë dhe janë gati të luajnë për Shqipërinë.

”E kam ditur që duhet të jepja gjithçka, për gjithë kombëtaren dhe Shqipërinë. U gëzova shumë që fitova. Me Bjellorusinë finale. Nuk e dija se e kisha të verdhin e dytë, Më treguan më pas, por ska gjë se ka çuna gati.
Me çdo lojtar luaj mirë. Në pjesën e parë patëm disa probleme, në pjesën e dytë qetësi. Sigurisht Gjasula ka kualitete të mëdha.
E dija që duhet pak ofensiv, dhe trajneri tha që duhet të jemi të gjithë përpara. Mund të bënim edhe më shumë gola, vetëm kjo nga mungonte sot.”- theksoi Abrashi pas ndeshjes me Kazakistanin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb