Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”.
Kreu i qeverisë u shpreh shpresëplotë se energjia e pallatit të sportit do të rikthehet, në një kohë kur lëvizja e re sportive në shkolla pritet të furnizojë me talente “Asllan Rusin”.
“Kënaqësi që në sallë shoh disa nga protagonistët e mëdhenj kur pallati i sportit gëlonte nga shpirti i garës dhe tifozët. Të kthejmë atë energji të Asllan Rusit. Jam shpresëplotë se lëvizja e re sportive që kemi krijuar në të gjitha shkollat dhe po rritet me pjesëmarrjen e mbi 12 mijë fëmijëve nën kujdesin e Komitetit Olimpik Shqiptar do të furnizojë me talente dhe yje të reja këtë Pallat Sporti. Shqipëria sot synon shumë lart dhe në pjesëmarrjen në kompeticione ndërkombëtare”, tha ai.
