Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile vuajti nga një dëmtim, i cili e ka lënë jashtë fushe për disa javë. Lacialët më në fund kanë marrë lajmin e mirë, teksa lojtari do të kthehet në stërvitje me grupin.
Prezenca e tij në mesjavë ndaj Monzës nuk është e sigurtë, por besohet se lojtari do të jetë plotësisht gati për takimin ndaj Juventusit në fundjavë.
Immobile është pikë kyçe e sulmit të kryeqytetasve, pasi ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 assiste në 10 ndeshjet e para të këtij sezoni. Në edicionin e kaluar, Ciro është takuar me golin mbi 25 herë.

