Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, pavarësisht moshës, mbetet një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A. Emri i tij pritet të jetë shumë prezent edhe në tregun e transferimeve këtë periudhë, kjo për një arsye të fortë, Gjimshiti është futur në vitin që i përfundon kontrata, përfaqëson një okazion të vërtetë për disa klube në Itali.

Prej vitesh, mbrojtësi shqiptar ka qenë një “digë” e vërtetë tek ekipi i Atalantas, por klubi bergamask nuk i ka ofruar një kontratë të re dhe në kushte të tilla, Gjimshiti pritet të largohet nga Atalanta në fund të këtij sezoni. Pikërisht ky status i tij ka bërë që disa klube të vihen në lëvizje për të rezervuar shërbimet e tij.

Xhimi 1
Xhimi 1

Sipas mediave italiane: Fiorentina është ekipi i parë që ka shfaqur një interesim konkret për Gjimshitin, në mënyrë që të “djegin” edhe konkurrencën. Drejtuesit e Fiorentines e vlerësojnë shumë kapitenin kuqezi, një lojtar ekspert, i aftë të luajë si në mbrojtjen me 3 ashtu edhe në mbrojtjen me 4.

Xhimi 2
Xhimi 2

Në radhët e ekipit vjollcë nuk e shohin Gjimshitin thjesht si një okazion në merkato, por si një lojtar që mund të udhëheq prapavijën e tyre sezonin e ri. Gjithnjë sipas mediave italiane, javët e ardhshme pritet të jenë përcaktues për të ardhmen e Gjimshitit.

Fiorentina shpreson në një goditje të vërtetë, ndërsa Gjimshiti do të vlerësojë ofertat, të vijojë të luajë ende në nivele të larta, apo të pranojë ndonjë ofertë më të mirë ekonomike që pritet të vijë nga klube arabe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb