DURRËS

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 56-vjeçar pasi i janë gjetur një sasi municioni luftarak dhe kapsolla detonatore në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin Rr. I., 56 vjeç, banues në Qerret, Durrës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak dhe kapsolla detonatore (elektrike).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi H. M., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb