Vedat Muriqi mbetet një nga lojtarët më të mirë të Kosovës, teksa ka kontribuar ndër vite. Në qytetin e tij të origjinës, në Prizren, po mendohet që të realizohet një mura në nderim të Muriqit.

Në fakt, ka qenë Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren (LRFP) që i ka propozuar Komunës së Prizrenit diçka të tillë.

“Ky propozim synon të vendosë një vepër artistike publike në zemër të qytetit, si simbol i krenarisë lokale dhe frymëzim për brezat e rinj. Vedat Muriqi, lindur në Prizren, është shembulli më i mirë i suksesit të arritur përmes përkushtimit, kulturës dhe punës së palodhur.

Ai ka arritur majat e futbollit ndërkombëtar, duke mbajtur me dinjitet fanellën e Kosovës dhe duke përfaqësuar qytetin e tij me krenari”, shkruan në njoftimin e lëshuar të hënën nga Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb