Analisti Erion Murataj ka deklaruar se kërkesa kryesore e protestës është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tij do të sillte një “efekt domino” edhe në kampin e opozitës, përfshirë Sali Berishën.

Sipas Muratajt, një zhvillim i tillë do t’u jepte qytetarëve mesazhin se realiteti politik është i prekshëm dhe se vendimmarrja mund të rikthehet te vullneti i tyre.

Ai u shpreh për emisionin ‘News24 Fundjavë” se brenda protestës ekzistojnë disa rryma dhe se edhe një arritje e pjesshme e kërkesave do të konsiderohej fitore. Murataj theksoi gjithashtu se, pavarësisht kritikave nga pushteti dhe opozita, protesta nuk ka pësuar rënie në pjesëmarrje.

“Kërkesa e kërkesave, është dorëheqja e Ramës. kjo do të krijonte një efekt donimo dhe për Berishën. Kjo do u jepte mesazh dhe shqiptarëve që do të ishte i prekshëm realitet politik, kthimi te vullneti i qytetarëve. Brenda protestës ka disa vokacione. Realizimi i një kërkese do të quhej si fitore e vogël. Por duhet të kujtojmë se kockat e vogla kanë shuar protestat e tjera më parë. Do të shuhej nga kockat e vogla. Propaganda dhe reaksioni që ka krijuar jo vetëm te pushteti, por dhe te opozita, që e kanë sulmuar protestën, kanë harruar një detaj, që është; pavarësisht numrave në shesh, nuk kanë rënë në mënyrë eksponenciale. Ka luhatje patjetër, që ishte dita me shi para dy ditësh. Është normale kjo. Mendoj se numrat janë aty, fryma është mbarëkombëtare. Për këta individë, që janë zëra kundër, iu përgjigjem se lëpirja nuk është pjesë e kulturës. Më mirë të jem arrogant se sa të lëpihen.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb