Gjermani-Hungari është një sfidë më shumë se shekullore, daton që në 1912 e largët, por që nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë balancat, Hungaria nuk është më ajo e dikurshmja që i shënonte edhe tetë gola Gjermanisë, në fushë nuk është me as Ferenc Puskas, por sërish trajneri Joachim Low kërkon nga ekipi i tij përqendrim maksimal, hungarezët dinë si të mbrohen, mbajtën larg Ronaldo me shokë për 84 minuta ndërsa frenuan edhe Francën në një barazim të bujshëm 1-1. Në fakt dy ekipet në 7 përballjet ndërmjet tyre nuk kanë barazuar kurrë, 4 fitore Gjermania 3 fitore Hungaria.

3156016 64676048 2560 1440
3156016 64676048 2560 1440

“Pancerat” vijnë në këtë sfidë të fundit të Grupit F me një moral të lartë pas fitores me “poker” golash kundër Portugalisë: “Skuadra është shumë e përqendruar. E dimë se kemi bërë vetëm një hap të vogël përpara por tashmë gjithçka është në dorën tonë. Nga ekipi pres të njëjtën sjellje si ndaj Portugalisë. Hungaria i hap probleme kundërshtarëve me një lojë mbrojtëse të jashtëzakonshme. Mund të mos na jepen shumë mundësi në zonën e tyre, për këtë arsye, duhet të shfrytëzojmë në maksimum mundësinë tonë”, theksoi Joachim Low.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb