Nga: ZONJA VJOLLCA*
1 pako petë sfoljatë
700 gr patate
500 gr mish të grirë
1 kokërr qepë
150 ml qumësht
1 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
80 gr djathë pice
Kripë
Piper i zi

Vendosim patatet të ziejnë për 30 minuta dhe më pas i qërojmë dhe i kthejmë në pure. Në një tepsi shtrojmë një petë sfoljatë e shpojmë atë me pirun që të mos fryhet dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius. Ndërkohë në një tigan hedhim 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim në të mishin e grirë së bashku me qepën. E kaurdisim mirë derisa qepa të tretet duke e rregulluar me kripë dhe piper të zi.
Nxjerrim tavën nga furra dhe shtrojmë kimën mbi petë. Në tasin ku kemi purenë e patates shtojmë 1 lgj gjalpë, kripë, piper dhe pak qumësht. E trazojmë mirë dhe e shtojmë purenë mbi kimë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta. Pas 15 minutash shtojmë në tavë djathin e picës dhe e rivendosim përsëri tavën në furrë dhe për 5-10 minuta të tjera.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: