Nga: Eneida Cakerri

2 patate
4-5 patëllxhanë
1 qepë
500 gr mish i grirë
200 ml salcë domatesh
1 domate
Kripë
Majdanoz
Pak sheqer
Piper të zi
500 ml qumësht
50 gr miell
50 gr gjalp
1 e verdhë veze
Arrë moskat
30 gr djath kaçkavall

Patatet dhe patellxhanet i presim ne feta, i vendosim ne tave, i sperkasim me pak vaj ulliri dhe kripe dhe i pjekim ne furre me 220 grade.

Ne tigan skuqim qepen e prere ne kubike, shtojme mishin e grire dhe pasi te jete skuqur, domaten ne kubike dhe salcen e domates. Shtojme pak sheqer per aciditetin e domates, sakcen, majdanozin, kripe, piper dhe skuqim per 15 minuta duke shtuar gjysem gote uje.

Ne nje tenxhere te vogel shkrijme gjapin dhe shtojme miellin. E kaurdisim dhe shtojme qumeshtin duke trazuar mr ngadale qe te mos formoje kokrriza. Pasi eshte trashur shtojme te verdhen e vezes, kripe dhe arre moskat.

Ne nje tave shtrojme nje shtrese me patate. Mbi patate vendosim nje shtrese me patellxhane, kima, patellxhane, kima, patellxhane beshamel dhe grana padano te grite ne fund. Kimane e leme pak te ujshme qe lengu te perthithet dhe perimet dhe te gatuhen mire. E pjekim ne 200 grade per 1 ore afersisht.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb