Te Bayern, drejtuesit e klubit, trajneri Kompany, tifozët, të gjithë ishin “sy e veshë” për të kuptuar gjendjen e yllit të ekipit, Jamal Musiala. Pas traumës së madhe që shkarkuan ato imazhe, teksa ndërhyrja e Donnarumma i shkaktoi thyerje të këmbës dhe përndrydhje të kyçit, ka reaguar zyrtarisht edhe klubi i Bayern me anë të një deklarata për mediat:

“Jamal Musiala i është nënshtruar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale. Ai do të nis menjëherë fazën e rehabilitim që këtë të martë. Jamal nuk do të jetë i disponueshëm për ekipin për disa muaj”, lexohet ndër të tjera në reagimit e Bayern Munich.

Jamal
Jamal

Sipas mediave gjermane, Musiala pritet të mungojë afro 4-5 muaj. Dëmtimi i tij vijon të bëjë shumë zhurmë në media, ku protagonistë të ndryshëm janë përfshirë në një diskutim të fortë në lidhje me ndërhyrjen e Donnarumma-s.

Në pritje të rikuperimit të Musiala-s, nga Munihu largohet përfundimisht një ikonë, një legjendë si Thomas Myler: “Kjo ishte përshëndetja e fundit me fushën stërvitore. Ishte një kënaqësi, një nder të përfaqësoja Bayern. Tani është momenti për të nisur një kapitull të ri në jetën time”. Pas dëmtimit të Musiala-s, ishte një opsion që Myler të qëndronte në Mynih edhe për disa muaj, por kjo pistë ra përfundimisht pas reagimit të sulmuesit gjerman.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb