KOSOVA

Kreu i LDK, Isa Mustafa priti sot në seli për herë të parë të dërguarin e BE për dialogun Kosovë- Serbi Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit të LDK, Mustafa i ka bërë të qartë Lajçakut se marrëveshja mes dy vendeve duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Lajçak nga ana tjetër i ka bërë të ditur Mustafës se LDK si partia qeveriformuese ka rol të rëndësishëm në dialog.

 

“Kryetari Mustafa e njoftoi z. Lajçak për qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut dhe se LDK-ja është e interesuar që marrëveshja të mbyllet me njohje reciproke. Ndërsa z. Lajçak tha se e vlerëson që roli konstruktiv i LDK-së në procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Mustafa në këtë aspekt unifikohet me Thaçin sa i përket qëllimit të marrëveshjes për njohje reciproke. Nga pala serbe nuk janë shumë premtuesë për këtë çështje. Ministri i jashtëm Daçiç ka thënë se më mirë të lihet këtu dialogu nëse bëhet fjalë për një kusht nga Kosova për njohje reciprocike.

Presidenti Vuçiç nga ana tjetër ka bërë të qartë se në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë në SHBA nuk do të diskutohet njohja e Kosovës dhe as ka për ta lejuar diçka të tillë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb