PRISHTINË – Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës Isa Mustafa i kërkon hesap deputetit Armend Zemaj për një akuzë të hedhur ndaj kabinetit të tij se “në përbërjen e qeverisë ka njerëz që kanë vrarë shqiptarë në forma të ndryshme, si ata serb si ata shqiptar” dhe njofton se do t’i kërkojë Prokurorisë së Kosovës të hetojë akuzën.

Në një mesazh në Fb, Mustafa shkruan: “Pas votimit të Qeverisë, disa nga deputetët të cilët kanë votuar kundër, kanë deklaruar opinionet e tyre në lidhje me kabinetin qeveritar. Më befasoi deklarata e deputetit Zemaj, në të cilën ai thotë se “në përbërjen e qeverisë ka njerëz që kanë vra shqiptarë në forma të ndryshme, si ata serb si ata shqiptar”.

Unë si Kryeministër i Republikës së Kosovës nuk kam njohuri të tilla. Unë besoj në të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, prandaj kërkoj nga z. Zemaj të sqarojë se cilët janë ata njerëz. Po ashtu do të kërkoj nga Prokuroria e Kosovës që të trajtojë këtë deklaratë të deputetit Zemaj. U bëj ftesë, po ashtu, të gjithë qytetarëve që nëse kanë informata për vepra të tilla, të raportojnë tek organet përkatëse,”- shkruan Mustafa.

(ar.sh/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: