SERBI-Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka shprehur optimizëm se kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën do të bëhet pjesë e takimit të radhës në kuadër të dialogut të Brukselit.

Pavarësisht prej reagimeve të fuqive të mëdha, ai e ka quajtur të realizueshme kërkesën e shqiptarëve të Luginës.

Mustafa ka thënë për “Epoka e re” se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën në asnjë mënyrë nuk do të ketë efekt domino në vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, ai ka theksuar se nëse dy vendet fqinje arrijnë marrëveshje paqësore, nuk mund të kundërshtohet nga askush korrigjimi i kufirit, rrjedhimisht edhe bashkimit i Luginës së Preshevës me Kosovën.

Sipas Mustafës, Lugina e Preshevës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kërkesa për të qenë pjesë integrale e Republikës së Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: