Sot është marrë vendimi lidhur mbi çështjen e Gjergji Muzakës pas konflikteve me ish-klubin e tij, Tiranën. Dhoma e Zgjidhjes së Konfliktëve në FSHF ka vendosur pjesërisht në favor të futbollistit, i cili nuk do të jetë më pjesë e klubit “bardheblu”.
Lojtari ka fituar pjesërisht të drejtën përsa i përket pretendimeve të tij për shpërblim financiar nga KF Tirana. Edhe pse ai kishte pretendime për pagesën e plotë të shifrës së papaguar nga kontrata, është mësuar se Muzaka do të përfitojë vetëm një pjesë të këtyre parave. Si dhe nga sot e në vazhdim do të jetë një lojtar i lirë pasi nuk e lidh më asgjë me ish-klubin e tij, raporton panorama sport.
(e.k/BalkanWeb)
