KORÇE

Muzeu Arkeologjik i Korçës prej rreth 1 muaji është në një proces rikonstruksioni përmes një projekti që synon modernizimin e objektit dhe përmirësimin e aksesit të vizitorëve.

Ndërhyrja do të konsistojë në restaurimin e çatisë, pjesëve të muraturës dhe pjesëve të drurit që ndodhen në brendësi të muzeut, për të krijuar kushte optimale si në ekspozimin ashtu edhe në ruajtjen e objekteve.

Ky rikonstruksion ka qenë i nevojshëm pas një periudhe të gjatë të amortizimit që ka ndikuar negativisht edhe në numrin e vizitorëve.

Faza e parë e rikonstruksionit do të zgjatë  6 muaj dhe pas kësaj faze, do të ketë një të dytë që do të lidhet me procesin e muzealizimit.

Muzeu Arkeologjik i Korçës, i krijuar në vitin 1985, ka statusin e monumentit të kulturës për vlerat e tij arkitektonike dhe do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ruajtjen e pasurisë kulturore të rajonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: