Grupet muzikor me famë botërore si ”Pink Floyd” apo ”Crash Test Dummies” dhe këngëtarë si Ruslana apo Jamala dhe shumë emra të famshëm do të takohen në një koncert online për të ndihmuar të prekurit nga lufta në Ukrainë.

Emrat e famshëm, të cilët u bashkuan për të tërhequr vëmendjen ndaj luftës në Ukrainë dhe për të shtrirë dorën e ndihmës ndaj viktimave, do të mbajnë koncertin më 17 qershor.

Aktiviteti, i cili synon të mbledhë 10 milionë dollarë me bileta dhe donacione për të prekurit nga lufta, do të transmetohet drejtpërdrejt nga ora 03:00.

Biletat do të jenë të disponueshme në www.worlduniteforukraine.com dhe të ardhurat nga ngjarja synohen të shpenzohen për ushqim dhe strehim, pajisje mjekësore, veshje dhe për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Koncerti mund të ndiqet në transmetim të përsëritur për 24 orë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb