Me shumë mundësi askush prej nesh nuk ka as më të voglën ide se kur fqinji i një kati të mësipërm mund të ketë ndërruar tubat e tualetit, por jemi të sigurtë që shumë prej nesh e vuajnë këtë gjë, pasi problemet në tubacione mund të kenë shkaktuar myk në muret e shtëpisë suaj.
Veç anës estetike, e cila duhet të jetë gjëja e fundit për të cilën duhet të shqetësoheni, ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj mykut mund të ndikojë në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.
Edhe pse një alergji nga myku është problemi më i zakonshëm i shkaktuar nga ekspozimi ndaj mykut, ky i fundit mund të shkaktojë sëmundje edhe pa një reaksion alergjik.
Myku gjithashtu mund të shkaktojë infeksione apo dhe reagimet toksike. Infeksionet e shkaktuara nga myku mund të zhvillojnë shumëllojshmëri problemesh shëndetësore.
Më poshtë do të lexoni 7 shenjat e sëmundjes së mykut (gjithmonë ai i shtëpisë):
– Dhimbje koke, probleme me përqëndrimin apo mpirje truri
– Lodhje dhe dobësi
– Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash
– Probleme me sytë, si skuqje apo dhimbje të lehta
– Astma dhe probleme me sinuset
– Ndjeni shije metalike në gojë
– Jeni tejet të etur dhe shkoni shpesh në tualet.
(el.sp/BalkanWeb)
