5% të të gjitha femrave janë prekur nga infek sionet mykotike vaginale të paktën një herë në jetën e tyre dhe një në dy prej tyre ka pasur më shumë se një episod. Myku vaginal shpesh shkaktohet nga përhapja e kërpudhave. Më e zakonshmja është candida albicans, e cila gjendet normalisht, por në sasi të vogla në vaginë dhe në traktin gastrointestinal, dhe në rastin e infeksioneve vaginale përhapet (sidomos kur sistemi imunitar është i ulët), duke ndryshuar ekuilibrin normal të zonës intime.

Shkaqet
Myku transmetohet shpesh gjatë kontakteve seksuale, por edhe jashtë këtyre situatave; një grua, edhe e virgjër madje, mund të preket nga infeksione të tilla. Faktorët e riskut që çojnë në shfaqjen e një infeksioni të tillë fungal janë: irritimi, ose shpërbërja e mykozës vaginale, përdorimi i sapunëve dhe larësve shumë agresivë, veshja e të brendshmeve sintetike, ose shumë të ngushta, përdorimi i servietave higjienike, të cilat shkaktojnë thatësi vaginale, ulje e sistemit imunitar për shkak të një sëmundjeje, ndryshime hormonale për shkak të shtatzënisë ose ciklit menstrual, higjienë jo e duhur lokale, ose anasjelltas, higjienë e tepërt lokale, përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve, irritimi për shkak të marrëdhënieve seksuale të shpeshta, infeksionet seksualisht të transmetueshme, përdorimi i spiraleve, ose disa kontraceptivëve oralë, stresi dhe mosha, etj. Gratë e moshuara janë më të prirura për infeksione të tilla.

Simptomat
Simptomat e infeksioneve mykotike vaginale janë: kruarja, irritimi dhe djegia vaginale. Vulva shpesh është e përfshirë nga inflamacioni dhe ka një pamje të kuqërremtë e të shndritshme. Gjatë urinimit dhe kontakteve seksuale ndjeni dhimbje dhe sekrecione vaginale të bardha e të trasha. Simptomat e sipërpërmendura mund të shkaktohen edhe nga alergjia dhe herpesi vaginal. Këshillohet të konsultoheni me mjekun për të përcaktuar diagnozën e saktë.

Trajtimi
Trajtimi bazohet në një kurim monodozë, i përbërë prej ovulash (suposto) vaginale, të cilat vendosen në mbrëmje. Mund të përshkruhen edhe kremra, ose locione për aplikim lokal, ose trajtim oral, i këshilluar shpesh. Kini parasysh të parandaloni edhe faktorët e rrezikut. Pastroni shpesh zonat më të riskuara nga infeksionet, si gishtat, gojën, gjuhën, etj. Gjithashtu, paralajmëroni partnerin, pasi ndoshta ka nevojë për një trajtim ose kontroll më të kujdesshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: