Ai është një nga deputetet më “rebelë”,  realist, që ngre zërin jo pak  herë në foltoren e parlamentit, ku fjalimet e tij nuk shpëtojnë pa u komentuar.

Përfaqësues i opozitës parlamentare Myslym Murrizi mbrëmjen e sotme erdhi në emisonin “Fit Stattion” për gazetaren Çenkuela Hasa në një rrëfim ndryshe. Deputeti nuk ngurroi  të flasë për fillimet e tij në politikë të cilat datojnë që nga vitet 90 – të, mandatin e dytë politikë por edhe marrëdhënien me familjen. Ai është babai i 2 fëmijëve dhe jeton thuajse prej 30 vitesh në Tiranë, megjithëse Lushnja nga edhe ka origjinën mbetet një destinacion të cilin e viziton shpesh.

I pyetur nga gazetarja se pse ka zgjedhur të mos e ekspozojë familjen e tij, Murrizi u shpreh se preferon ta mbajë atë larg vemëndjes së politikës dhe mediave.

“Kurrë nuk kam dashur të trazoj familjen me politikën, është një vendim i imi, nuk e kam parë të udhës për hatër të asaj që unë bëj mirë ose keq të marr kosto, pa dashur ata indirekt e marrin. Familja është e imja është private nuk ka të bëj me pjesën publike me politikën. Kjo ka qenë arsyeja kështu e kam parë unë. Ndoshta ka të tjerë që e reklamojnë që t’u shtohen pikë, të duken më familjarë më politikanë social për të afruar në politkë, unë s’e kam parë kështu”- shtoi Murrizi.

Murrizi shtoi se profesioni e ka penguar ndër vite të kalojë kohë sa duhet me familjen dhe ky mbetet një pengjet e tij më të mëdha, por edhe një nga arsyet kryesore për të cilat merr jo pak kritika nga bashkëshortja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb