Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi është në rrugën e duhur për të mbyllur në 2027 negociatat me BE-në për anëtarësimin.
Kreu i qeverisë tha se për 3 vite, BE nuk arriti të hapte negociatat me Shqipërinë për shkak se disa vende hezitonin të jepnin votën pro.
Rama tha se ajo ishte një epokë 3-vjeçare e poshtërimit të Shqipërisë, ndërsa shtoi se këtë herë kur Qeveria synon finalizimin e procesit deri në vitin 2027, grupi negociator është i mirëstërvitur për t’ia dalë këtë herë.
Edi Rama: Raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë. Ajo që ne kemi bërë gjtihnjë dhe do të bëjmë përsëri është që duke marrë të gjithë energjinë e nevojshme nga gjysma plot, të fokusohemi me të gjithë energjinë e nevojshme tek gjysma bosh. Në mënyrë që brenda 2027 ne ta përmbyllim kët ëproces dhe në mënyrë që raporti i vitit 2027 të shkruajë: rekomandojmë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ky është objektivi historik, kjo është ambicia jonë. Jam shumë krenar që tanimë askush unk haron të thotë që Shqipëria është në pararojë të këtij procesi bashkë me Malin e Zi dhe që Shqipëria është shembulli pozitiv që u jepet edhe të tjerëve që duan të bëhen pjesë e familjes së madhe europiane.
Ne kemi kryer në kohë rekord hapjen e 5 grupkapitujve dhe do të nisin kapitullin 6 dhe do ta mbyllim vitin me hapjen e të gjithë grupkapitujve.
Në vitet e poshtërimit siç i quaj gjithnjë ato vitet që “na e jepte Kadiu, por na e refuzonte Aliu”, kur KE rekomandonte hapjen e negociatave dhe për shkak të 2-3 vendeve Këshilli nuk arrinte dot, ne jemi të përgatitur për ditën kur negociatat duhet të hapen, dhe kemi punuar njësoj sikur të ishin hapur. Dhe për këtë arsye grupi ynë negociator ka shkëlqyer në këtë proces. Nuk ka shkuar në tryezën e negociatave për të mësuar aty se çfarë duhet të bëjë, por ka qenë i mirëstërvitur gjatë epokës 3-vjeçare të poshtërimit të Shqipërisë.
Sot ne i dimë shumë mirë detyrat. Jemi i vetmi vend në rajon që përdorim AI për këtë proces. Falë “Diellës” ne bëjmë transferimin me një shpejtësi shumë të lartë të të gjithë trupit ligjor të BE për ta adoptuar në trupin ligjor të Republikës së Shqipërisë. Dhe nga ana tjetër, kryemë me përpikmëri të gjitha objektivat de analizojmë me shumë durim dhe përulësi të gjtiha ato që këtu janë të rreshtuara si probleme që duhen adresuar dhe zgjidhur.
E mbyllim vitin me të gjithë grupkapitujt e hapur. Në vitet e poshtërimit kur na jepte Kadiu por na e refuzonte Aliu, dhe negociatat nuk hapeshin për shkak të disa refuzimeve, ne jemi përgatitur për kohën kur negociatat do të hapeshin dhe kemi punuar njëlloj sikur të ishin hapur.
Grupi negociator nuk ka shkuar në tryezën e negociatave për të mësuar ç’të bëjë por ka qenë i mirëpërgatitur.
Sot i dimë shumë mirë detyrat. Jemi i vetmi vend në rajon që përdorim AI për këtë proces. Falë Diellës bëjmë tranferimin me një shpejtësi shumë të lartë të të gjithë trupit ligjor të BE për ta adoptuar në atë të Shqipërisë dhe kryejmë me përpikmëri objektivat e vendosura në kalendarin e përbashkët.
