Alfred Muharremi, këshilltar i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur edhe te çështjet e drejtësisë, në një kohë kur SPAK ka ngritur akuza, ka kërkuar arrestimin e Belinda Ballukut dhe ka zbuluar ekzistencën e një grupi kriminal brenda AKSHI-t.

Muharremi u shpreh se dosja e AKSHI-t ka qenë tronditëse edhe për mazhorancën, por theksoi se Partia Socialiste është e vendosur të reagojë dhe të mos mbrojë askënd që përfshihet në shkelje të ligjit. “Na ka tronditur dosja e AKSHI-t. Ne kemi fuqinë e reagimit dhe jemi të bindur që nuk i mbrojmë individët e përfshirë dhe nuk bëhemi mburojë politike për askënd,” deklaroi ai.

Sipas tij, PS ka treguar se nuk ndërhyn në punën e drejtësisë dhe se kushdo që përballet me akuza duhet të mbajë përgjegjësi individuale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb