Në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë për Play Off të Botërorit, trajneri i Polonisë, Jan Urban, doli në konferencë këtë të mërkurë.
“Pres një ndeshje të hapur, edhe pse Shqipëria është një ekip i fokusuar në mbrojtje. Ata gjithashtu e dinë se duhet të ketë një rezultat. Në ndeshjet e fundit kundër tyre, na kanë shkaktuar më shumë probleme.
Ata janë një ekip me një formacion shumë të qëndrueshëm, i njëjti trajner për disa vite dhe janë të organizuar mirë. Ata mund të bëjnë një surprizë, por shpresoj që jo nesër”- tha trajneri.
Për ndeshjen foli edhe mbrojtësi Jakub Moder. “Nuk do të jetë e lehtë kundër Shqipërisë, e dimë këtë. Ata po luajnë mirë dhe po mbrohen mirë. Çelësi do të jetë shkatërrimi i mbrojtjes së tyre. Pas analizës dhe stërvitjes, e dimë që kemi një plan, një metodë dhe gjithçka do të funksionojë në fund”, deklaroi Moder.
