Dy familje nga fshati Bilaj i rrethit të Krujës ankohen se e vetmja rrugë ku ata kalojnë është shembur nga shirat. Në anë të rrugës ku kalojnë dy familjet Skura është hapur një gropë rreth 1 metër e gjysmë e thellë e cila rrezikon që të rrëshkasë në lumë.
Ne jemi rreth 20 banorë që kalojmë në këtë rrugë pasi nuk kemi akses tjetër për në banesat tona, nga reshjet e mëdha rruga ka rrëshkitur pasi në të është hapur një gropë rreth 1.5 metra e thellë dhe poshtë është akoma më e gjerë, ne jemi familjarë kemi fëmijë të vegjël, prindër të paralizuar dhe kemi frikë të kalojmë pasi rrezikojmë që të përfundojmë në lumë shprehet Egli një ndër banorët e kësaj lagjeje.
“I kam dërguar video dhe i kam kërkuar ndihmë kryetarit të bashkisë dhe deputetes Milva Ekonomi por as njëri e as tjetri nuk kanë denjuar. Me përgjigjen jo me të ndërhyjnë.
Ne kërkojmë që shteti të ndërhyjë për të parandaluar një tragjedi të mundshme pasi nuk kemi rrugë tjetër.”, thotë banori.
