Pas dy vitesh hetime të kryera nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë, u goditën 3 call center-a që mashtronin qytetarë nga Europa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja.
Për 7 persona të implikuar në veprimtarinë e paligjshme të mashtrimit përmes call center-ave u firmosën shtatë masa sigurie “arrest në burg”. Ndër ta, deri më tani, është arrestuar edhe Eduart Dalla, ndërsa për dy persona të tjerë u caktuan masat “ndalim për të dalë jashtë vendit” dhe “detyrim për paraqitje”.
Aksioni u ndërmor mesditën e djeshme në një nga kullat kryesore në Tiranë, ku u zbulua një call center i vendosur në dy ambiente, ndërsa dy qendra të tjera u zbuluan në një pallat pranë Kopshtit Zoologjik.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan afro 1 milion euro.
Hetimet nisën pas sinjalizimeve nga autoritetet austriake, për shkak të denoncimeve që ata kishin marrë nga shtetasit e tyre, të cilët ishin mashtruar.
Hetimet e kryera nga prokurorja Rovena Zoto zbuluan se call center-at kishin shtrirje shumë të gjerë të aktivitetit dhe mashtronin shtetas edhe nga vende të tjera të BE-së, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të dyshuarit:
Eduart Dalla – arrest në burg
Tedi Agastra – arrest në burg
Mateo Hoxha – arrest në burg
Xhoni Hitaj – arrest në burg
Xhoel Mekolli – arrest në burg
Marsel Lami – arrest në burg
Ledio Toçi – arrest në burg
Aida Vokli (bashkëshortja e Ledio Toçit) – detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit
Ledio Cenaj – detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit.
