Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Helidon Bushati i është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë për të votuar masivisht në zgjedhjet e 25 prillit.

Bushati thotë se kjo datë është dita kur merr fund vjedhja, dhe i jepet fund çekanit të taksave të larta, pabarazisë, vjedhjes e babëzisë e kriminalitetit.

Ai kërkon angazhim nga çdo qytetar pasi PD ka një plan pune për të transformuar vendin dhe vullnetin për të hapur një epokë ndryshimi për gjithë Shqipërinë.

 

STATUSI NGA HELIDON BUSHATI

Na ngarkoni me përgjegjësi!

25 Prilli është dita kur merr fund vjedhja dhe #FitonShqipëria!

Prandaj, sot është momenti që gjithkush të angazhohet e të bëjmë realitet projektin për rikthimin e Shqipërisë në normalitet, ta transformojmë.

Ndryshimet ndodhin vetëm kur ka angazhim, pjesëmarrje dhe vullnet për qëllime të mira.

Pjesëmarrja masive në zgjedhje, vota masive dhe legjitime e bën një qeveri të përgjegjshme dhe llogaridhënëse ndaj qytetarëve.

Prandaj çdo i ri, student apo gjimnazist, i punësuar apo i papunë, biznesmen apo fermer, prind apo gjysh, duhet të votojë më 25 prill për t’i dhënë fund “çekanit” të taksave të larta, pabarazisë, vjedhjes, babëzisë e kriminalitetit!

Ndryshimi po vjen, t’i japim të gjithë nga një dorë dhe ky vend  mund të bëhet.

Ne kemi një plan pune për ta transformuar vendin.

Na ngarkoni me përgjegjësi për të hapur një epokë ndryshimi për Shkodrën, Malësinë e Madhe, Vaun e Dejës, Pukën, Fushë-Arrëzin e gjithë Shqipërinë.

#ShkodraFiton #ShqipëriaFITON

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb