Serge Gnabry, sulmuesi i Bayern Munchen iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes së Champions ndaj Real Madrid.

“Atmosfera atje është e pabesueshme. Edhe si ekip mysafir, është kënaqësi të luash në atë ambient. Është thjesht e mahnitshme.

“Para dy sezonesh kishim shansin tonë, por Madridi e përmbysi në minutat e fundit. Është një ndeshje e veçantë dhe si lojtar ëndërron të jesh pjesë e këtyre sfidave”.

Kemi lojtarë si Kimmich, Neuer, Kane… mentaliteti këtu është i fortë si shkëmbi. Jemi konkurrues dhe plot besim. Nuk shkojmë atje me frikë, shkojmë për të luajtur lojën tonë”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb