Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në samitin e NATO-s se iranianët i kishin dhënë SHBA-së një paralajmërim paraprak përpara se të sulmonin bazën amerikane në Katar.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se Teherani kishte njoftuar për sulmin raketor, në shenjë hakmarrje 1 ditë pasi avionët B-2 bombarduan tre impiantet bërthamore të Iranit.

“Ata ishin shumë të sjellshëm. Na dhanë një paralajmërim. Thanë: “Do të qëllojmë, në rregull në orën 13:00′. Të gjithë u evakuuan nga baza”, tha ai.

Trump shtoi se “nga 14 raketat e qëlluara në bazën në Katar, të 14-tat u rrëzuan”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb