Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat, ofendimet apo akuzat, ndaj qytetarëve që protestojnë për largimin e tij.

“Ne nuk jemi tradhtar, por shpëtimtarë të një vendi ku vriteshin me çifte flamengot për qejf… faktet jo fjalët, regjistrat kur janë të regjistruar, ajo që quhet popullsia e shpendëve dhe e kafshëve të Shqipërisë që tregojnë se si janë rritur e htuar. Horrat kishin mbushur detin me tela korrenti.

Ne nuk jemi tradhtarë, na tregojnë këta korrupsionin, blogerë që nuk lënë para pa mbledhur duke tregur të gjitha anët e trupit që unë i ka treguar pa lekë kur isha i ri. Dhe një euro taksë nuk paguajnë ata. Na tregojnë ne tradhtarët disa analistë e gazetarë që paguehn me lek në dorë. Vijnë këtej dhe u qajën hallit flamengoeve… Moral nga Mustafa Nao që erdhi në zyrën time u shtri në kolltur dhe tha nuk kam fuqi të merrem me këtë vend, dua të shkoj ambasador”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb