Debate të ashpra në Kuvend. Gjatë fjalës së tij kreu i partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj kërkoi që kryetari i Kuvendit t’i jepte të drejtën e fjalës pasi i ishin mohuar 2 interpelanca.

Teksa vijonte të fliste, Peleshi i fiku mikrofonin, ndërsa deputeti vijoi që të fliste.

Kjo shkaktoi debate dhe tonë të larta në sallën e Kuvendit, ndërsa Peleshi i njoftoi dy masa disiplinore Shehajt. Ai e paralajmëroi këtë të fundit se do ta përjashtonte nga seanca nëse vijonte të fliste në sallë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: