TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka kërkuar sot Kreut të Shtetit, Bujar Nishani të pezullojë nga detyra një gjyqtar të Rrethit Elbasan.
Bëhet me dije se kërkesa për pezullimin e gjyqtarit Qani Hasa vjen pasi prokuroria e ka akuzuar atë për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.
Ministri ndër të tjera kërkon që pezullimi të futet menjëherë në rendin e ditës të mbledhjes më të afërt të KLD-së, të kryesuar nga Presidenti Nishani.
“Kërkoj që pezullimi I tij të jetë në rendin e ditës të mbledhjes më të afërt të KLD. Jemi të vendosur për të mos përjashtuar askënd nga ligji”,- tha ai.
Gjithashtu ministri Naço ripërsëriti kërkesën për zgjedhjen e menjëhershme të nënkryetarit të KLD.
(ma.ar/BalkanWeb)
