Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi në një dalje për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ndërsa foli për çmimin e karburanteve. Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për kërkesën e depozituar nga opozita, për uljen e taksës së qarkullimit.

Ai theksoi se është gjetur një model, që taksa merret nga karburantet.

“Ulja e taksës së qarkullimit me 45 lekë do të thotë që ajo të jetë në atë nivel, por në fakt nuk është aq. Kjo taksë aplikohet në të gjitha vendet e BE-së, por në forma të segmentuara, përmes pagesave për qarkullimin dhe për mjetet. Marrja e saj në pikën e furnizimit me karburant është më efikase, pasi kush konsumon më shumë litra, paguan edhe më shumë taksa.

Ne po ndjekim në mënyrë dinamike tregun e karburanteve. Modeli që kemi ndjekur është ai i vendosjes së një çmimi tavan. Bordi përkatës, siç u njoftua edhe dje, ekziston dhe mund të aktivizohet me një vendim.

Situatën po e analizojmë vazhdimisht, duke parë nëse ka mungesë hidrokarburesh në treg. Ngushtica e Hormuzit nuk përbën problem për furnizimin, pasi nafta vjen edhe nga rrugë të tjera detare,” tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: