Fermerë të rrethit të Krujës kanë ngritur shqetësimet se çmimet e karburantit janë ngritur akoma pa filluar lufta në Iran madje ngritje të ndjeshme kanë patur dhe imputet bujqësore të cilat janë ngritur me 30 – 40 për qind.

Kjo ndikon drejtpërdrejtë tek fermerët të cilët shprehen se kostoja vetëm për plugimin e një hektari plugim është ngritur me 5000 lekë të reja po kështu edhe me proceset e tjera kjo ka bërë që kostoja të rritet ndjeshëm e prodhimi të mos e justifikojë koston.

“Sivjet jemi të detyruar të marrim lek borxhe nëpër miq e të afërm e të punojmë tokat, madje disa prej nesh po shesin agregatet se s’kan lek për naftë…Skema e subvencioneve nuk është efikase pasi sasia e naftës që na jep shteti nuk mjafton as për një proces pune jo me për të përballuar të gjithë proceset…Kërkojmë nga shteti të vejë dorë e të ndaloje abuzimin që po behet qofte me naftën e qoftë me imputet pasi ato nuk kane hyre sot në Shqipëri po kane disa muaj e s’ka si ngrihet çmimi në këtë mënyrë për një mall që ka kohë që është  magazinuar”, ka thënë një prej fermerëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: