Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka reaguar në lidhej me kapjen e 62 mijë litra naftë në dy peshkarexha.

Në një postim në Facebook, ai tha se është thyer embargoja me Libinë, ndërsa ka ngritur pikëpyetje në lidhje me porositësit e naftës.

Deputeti demokrat ka shtuar se arrestohen vetëm “peshqit e vegjël” dhe jo ato që ofrojnë garanci për kryerjen e kontrabandës apo porositësit e vërtetë.

Postimi i plotë:
?Kush janë porositësit e naftës kontrabandë?
?Në mënyrë të përsëritur në Shqipëri futet naftë kontrabandë. Kohët e fundit skandali është zgjeruar pasi jo vetëm kontrabandohet nafta, por thyhet edhe embargo e vendosur me Libinë. Dje policia lajmëroi se ka kapur 62 mijë litra naftë në dy peshkarexha.
Nga ana e policisë lajmi shitet si një arritje, por ajo që shqetëson shqiptarët është fakti se nga kush ka frikë shteti që nuk deklaron apo nuk ndëshkon porositësit e naftës. Si në rastin e parë edhe në këtë të dytin policia mburret se kapja u bë pas veprimeve të koordinuara me partnerët, por në fakt nuk e lejon operacionin e jashtligjshëm që të shkojë deri në fund në mënyrë që të zbulohen edhe porositësit e vërtetë të naftës. Si në rastin kur u sekuestrua anija cisternë në verë, por edhe dje, në prangat e policisë kanë rënë vetëm ata që në zhargon quhen peshqit e vegjël. Nuk i hyn asnjë gjëmb në këmbë atyre që porosisin naftën.
Nëse policia arreston vetëm kapitenët e anijeve, trafikantët e naftës e kanë të lehtë të gjejnë kapitenë të tjerë dhe të bëjnë sërish këtë aktivitet. Ndaj theksoj që problemi i vërtet është porositësi dhe ata që ofrojnë garanci në Shqipëri që këto aktivitete të funksionojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb