*Dade nuk njeh perendim, Fino kufij, Brace socialist i paepur, Namiku qe inatoset pa mbajtur inat, Albin kokeforti

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka falënderuar disa nga njerëzit më të rëndësishëm të Partisë Socialiste në vite. Ai e nisi me Gramoz Ruçin për të cilin me elozhe tha se e ka patur mbështetje në ditët më të vështira dhe gjykatës në ditët më të mira. Por Rama nuk ka harruar të falënderojë edhe ish-liderin e PS-së, Fatos Nanon, pavarësisht se ky i fundit nuk mori pjesë në Kongres. Rama tha se dëshiron që ai të bashkohet në 25-vjetorin e PS-së.

“Falënderim edhe liderit të parë të kësaj partie Fatos Nanos. Dëshiroj të na bashkohet në 25-vjetorin dhe uroj të gjej fjalët e duhura për kontributin e tij në forcimin e karakterit dhe liderit të PS-së. Çfarë na ka ndarë me të nuk na ndan në dysh historinë e kësaj partie”, tha kreu i PS-së.

E në fund nuk ka munguar as falënderimi për Dritëro Agollin. “Falënderoj Dritëroin, meqë ishte i pamundur për të qenë këtu dhe për të na shpotitur me një gotë rakie po na ndjek nga ekrani. Një duartrokitje për të”, tha Rama.

Nën ritmin e falënderimeve, Rama bëri disa madje me etiketime të posaçme për gjithsecilin. Dade që sipas tij nuk perëndon, Gjinushi i lavdishëm, Ngjela që nuk i ndahet Aleancës për Shqipërinë Europiane, kokëforti Albin, Fino e Brace.

“Falenderime veteranëve të pranishëm ose jo në sallë, nga profesor Serveti që na jep ende leksione, Pandi Majko i pakonkurueshëm nga befasitë që na bën, nga Namiku që di të inatoste pa mbajt inat, nga Erjon Brace që është socialisti më i paepur, nga Arta Dade që nuk njeh perëndim e Fino që nuk njeh kufij. Rexhepi, Malo etj ndjesë nëse harrova ndonjërin.
Falënderoj për ribashkimin e PS dhe e kam fjalën për bashkëkryetarin Ilir Metën e meqë e nisa me një parantezë evokimesh, nuk kemi vetëm kujtime të mira mes nesh, dy pjesë të kësaj familje nuk janë ende të çliruara nga pesha e së kaluarës.

I jam mirënjohes Masimo D’Alema, për mundimi që mori për të ndarë sot mendimet e tij dhe fuqinë e tij për të bërë mirë. Mikut të protestave tona, Stanishev, dhe natyrisht askush nuk do e zëvëndësonte dot mikun e dashur dhe nxitësin më të vendosur nga jashtë të ribashkimit të socialistëve të Shqipërisë, Pitella. Faleminderit kreut të socialistëve rumunë.
Protokolli më tha që Taulanti ka këshilluar që kryetarët e duan përshëndetjen e tyre me emra. Ndaj përshendes mikun tim kokëfortë Albin Kurti, por dhe një mik tjetër, Menduh Thaci.
I lavdishmi Gjinushi, besnik i pandarë së të majtës, Ngjela rast unikal, jam me Alencën por kundër qeverisë”.

(m.k/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: